Home Sporti Juventus humb...

Juventus humbet dy sulmues para Atalantës, Allegri: Nuk mendoj si Pioli, futbolli s’është matematikë

26
0

Juventus do të sfidojë nesër Atalantën, në duelin e vlefshëm për javën e 7-të në Seria A. Massimiliano Allegri zbuloi në konference se nuk do të ketë të gatshëm Dusan Vlahovic dhe Milik. Trajneri livornez u shpreh se nuk e mendon si Stefano Pioli, i cili shprehet se Juventus është favoriti për titull.

“Ndeshjet me Atalantën janë gjithnjë shumë të luftuara, ata ende nuk kanë humbur dhe as nuk kanë pësuar gol në shtëpi. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Vlahovic nuk do të jetë ndaj Atalantës, bëhet fjalë për problemin e zakonshëm në shpinë.

Kishte dhimbje në stërvitjen e fundit dhe është më mirë të pushojë, nuk dua ta rrezikoj. Milik kishte po ashtu disa shqetësime në pulpë pas ndeshjes së fundit dhe nuk do të jetë gjithashtu ndaj Atalantës. Do të kthehet Kean që do ta nisë nga fillimi sfidën dhe në mesfushë do të luajë një mes Mirettit dhe Fagiolit, por që nuk e kam vendosur ende.

Pioli thotë se Juventus është favorit se nuk luajmë në Europë? Për mua nuk ka shumë rëndësi ky fakt, nëse qëndrojmë në katër vendet e para atëherë edhe besimi do të na rritet më shumë. Skuadra po rritet fizikisht, por të flasim për favoritë tani nuk ka shumë kuptim. Futbolli nuk është matematikë ndaj nuk mund të thuash me siguri që ai që nuk luan në Europë është i favorizuar”, tha Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit