Home Sporti Juventus-Inte...

Juventus-Inter në gjysmëfinale, tranjeri Allegri: Ndeshje e vështirë, nuk mund të bëhen parashikime

102
0

Juventusi do të përballet me Interin të martën, në ndeshjen e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri i bardhezinjëve, Massimiliano Allegri, thotë se e pret një ndeshje të vështirë. Sipas Allegrit, kur luhet Juventus-Inter, nuk mund të bëhen parashikime.

”Bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale dhe për Juve-Inter, nuk mund të bëhen parashikime. Duhet të krijojmë kushtet e duhura për të kaluar në finale dhe e rëndësishme është të tregohemi të vëmendshëm në fushë sepse shumë elozhe bëjnë dëm. Inter nuk po kalon një moment të mirë dhe këto skuadra janë të rrezikshme.

E vërtetë se kemi një bilanc pozitiv me Inter duke fituar dy përballjet e këtij sezoni. Inter ka një organikë të fortë në sulm. Duhet të shkojmë në finale dhe na duhet ekuilibër sepse unë e urrej entuziazmin e tepërt”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit