Home Sporti Juventus krij...

Juventus krijon pak, ndalet në transfertën ndaj Sampdorias (VIDEO)

83
0

Juventus bën ndalesën e parë sezonale në Seria A, duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Sampdorias. Skuadra e Allegrit vijon të krijojë shumë pak për të merituar pikët e plota.

Pa Di Marian skuadra torineze është shumë e dobët në fazën e avancuar me Vlahovic, që është shumë i izoluar nga shokët e tij. Vendasit në pjesën e parë ju afruan shumë golit me një traversë dhe një pritje të portierit Perin.

Në pjesën e dytë, Juventusi gjeti golin me Rabiot, por që do të anulohej për pozicion jashtë loje. Në këtë mënyrë, Juventusi nuk arrin të ruajë hapin e Interit dhe Napolit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit