Home Sporti Juventus merr...

Juventus merr fitoren e dytë radhazi, mund me “poker” Empolin e Bajramit (VIDEO)

122
0

Juventus merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, e dyta radhazi pas derbit ndaj Torinos. Skuadra e Allegri mundi me lehtësi Empolin 4-0 në “Allianz Stadium”, një ndeshje të cilën do ta dominonte.

Moise Kean zhbllokoi shifrat pas 8 minutash lojë, duke konkretizuar një asist perfekt nga Kosic. Bardhezinjtë luajnë mirë dhe në fillimin e pjesës së dytë do të shënonin dhe golin e dytë me Mckennie, i cli shfrytëzoi një krosim brenda zonës.

8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Rabiot shënoi me kokë, teksa arbitri në këtë rast u ndihmua nga teknologjia që sinjalizoi që topi kishte hyrë brenda kuadratit.

Francezi nuk u ndal me kaq, pasi në kohën shtesë do të shënonte një tjetër gol, pas një asist fantastik që mori nga Danilo. Nedim Bajrami u aktivizua në fundin e ndeshjes nga trajneri Zanetti, por nuk mundi të linte gjurmë. Me këtë fitore Juventus i merr përkohësisht vendin e 7-të Interit me 19 pikë, 1 më shumë se zikaltrit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit