Home Sporti Juventus nis ...

Juventus nis tratativat për të rrëmbyer Asension, por ka konkurrencë nga Premier League

28
0

Juventus po mendon që tani për sezonin e ardhshëm, teksa pritet të bëjë investime të rëndësishme. Cuadrado dhe Di maria me shumë mundësi do të largohen për t’i bërë vend Marco Asensios.

Futbollisti spanjoll nuk ka rinovuar ende kontratën me Real Madridin dhe mund të largohet me kosto zero në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi bardhezinjtë duhet të bëjnë një ofertë të mirë financiare për futbollistin që mund të favorizohet nga largimi i Di Marias.

Nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë, pasi në garë për Asension janë dhe disa klube të njohura në Premier League. Futbollisti iberik duhet të marrë një vendim se ku do të jetë e ardhmja e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit