Home Sporti Juventus shum...

Juventus shumë pranë transferimit të mesfushorit të Arsenalit

142
0

Juventus po punon në disa fronte për merkaton e seaonit të ri. Bardhezinjtë janë shumë pranë një afrimi të rëndësishëm nga skuadra e Arsenalit, Thomas Partey.

Siç raporton “Sky Sport”, klubi bardhezi ka arritur tashmë një marrëveshje me mesfushorin ganez për të firmosur një kontratë 3-vjeçare me të.

Ndërsa në arkat e Arsenalit nga ky transferim, pritet të shkojnë 18 ose 20 milionë euro. Edhe pse kontrata e Partey me “topçinjtë” skadon pas një sezoni, 30-vjeçari është pranë largimit për në Serie A.

Thomas Partey u transferua në Londër në vitin 2020 nga Atletico Madrid për shifrën e 50 milionë euro, por nuk mundi të përshtatej me futbollin anglez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit