Home Sporti Juventusi ënd...

Juventusi ëndërron Salah për të zëvendësuar Dybala-n, por ka një pengesë …

62
0

Juventusi ka vendosur të mos rinovojë me Paulo Dybala, ndërkohë që në numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” raportohet se në klubin bardhezi kanë filluar të ëndërrojnë për një afrim të mundshëm të Mohamed Salah.

Egjiptiani ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me Liverpooli, por problemi i madh është paga e tij.

Aktualisht Salah përfiton 12 milionë euro neto te Liverpool dhe për të rinovuar ka kërkuar më shumë se 20 milionë euro. “The Reds” nuk duken të gatshëm për të ofruar një shifër të tillë

Juventusi do të përfitonte 25% ulje në pagën bruto, përmes Dekretit të Rritjes, por sërish fatura për Salah do të ishte shumë e lartë për ta përballuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit