Home POLITIKE Kalendari i p...

Kalendari i protestave të PD? Bylykbashi përgjigjet as mish as peshk

211
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Oerd Bylykbashi ka treguar sesi do të vijojë beteja opozitare. Përveç protestave, ai thotë se selia e blu po organizohet për zgjedhjet lokale.

Mirela Milori: Kur fillon protesta e PD? Kur do filloni kalendarin, kur do fillojë një oponencë tashmë e dukshme edhe në rrugë?

Oerd Bylykbashi: Oponencën e ke absolutisht të dukshme. Gjatë gushtit PD-ja ka vijuar aktivitetet.

Mirela Milori: Jemi në vjeshtë!

Oerd Bylykbashi: Nuk kemi vetëm axhendën e protestave, kemi organizimin e partisë, organizim për zgjedhjet që po vijnë, janë protestat që lidhen me çështjet që kemi ngritur dhe do të ngremë, do të jenë primaret për zgjedhjen e kandidatëve e cila është pjesë e programeve që ne do të ofrojmë për zgjedhje.

Protestat janë instrument tjetër i fuqishëm për të goditur jo vetëm situatën, por për këtë qeveri në mënyrë që kjo qeveri të bjerë, por të bjerë me votë. Për 7 muaj kemi zgjedhjet lokale. Ne do të ofrojmë modelin tonë sesi qeveriset vendi në nivel lokal për t’u treguar atyre si qeveriset në nivel kombëtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit