Home Sporti Kalimi i Zine...

Kalimi i Zinedine Zidane te PSG-ja? Leonardo shuan zërat

105
0

PSG do të vazhdojë përpara me Mauricio Pochetinon. Paçka zërave mediatike për Zinedine Zidane, parizienët nuk do të ndryshojnë trajner. Drejtori sportiv Leonardo, për të cilin u fol se në ditët e fundit ishte takuar me ish-trajnerin e Realit të Madridit, e konfirmon këtë vendim.

“Kam shumë respekt për të, por as e kam parë dhe as nuk e kam kontaktuar Zidane”,– tha Leonardo që më pas siguroi se në drejtim do të mbetet Pochetino duke u shprehur,– “Nuk duam që ai të largohet, dhe ai vetë nuk na ka kërkuar të largohet”.

Leonardo ka dashur të largojë retë e dyshimeve në lidhje me drejtimin e PSG, pas zërave për një tratativë në aksin Manchester-Paris që kanë përfshirë si Pochetinon ashtu dhe Zidane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit