Home Aktualitet Kampusi i Kol...

Kampusi i Kolegjit të Europës, Mogherini vjen në Tiranë: Puna vazhdon

47
0

Në Tiranë po vijon puna në ndërtesën ku do të ngrihet Kampusi i Kolegjit të Europës, një universitet me reputacion mjaft të lartë. Lajmi bëhet i ditur nga rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se hapja e një kampusi të Kolegjit të Evropës në Tiranë është një sinjal se vendi ballkanik po i afrohet anëtarësimit në BE. “Kampusi i ri do të financohet nga Komisioni Evropian dhe aplikimet për studentët do të hapen në shtator 2023”, ka deklaruar në muajin mars Varhelyi.

Kuptimi simbolik i vendimit për të hapur një kampus në Tiranë, sipas Varhelyi, ishte një sinjal i qartë se pranimi i Shqipërisë në bllok mund të ndodhë shumë shpejt, siç ndodhi në Poloni.

Kolegji i Evropës është instituti i parë universitar në botë i studimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në çështjet evropiane. I themeluar në vitin 1949 nga figura kryesore evropiane në vazhdën e Kongresit të Hagës, ka sjellë krijimin e Lëvizjes Evropiane. Kampusi i tij origjinal është në Bruges, Belgjikë. Një kampus i dytë i kolegjit në Natolin (Varshavë), Poloni u krijua në 1992 përpara negociatave të pranimit të Polonisë me BE-në.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit