Home Aktualitet Kandidatët e ...

Kandidatët e PD-së zyrtare tërhiqen nga gara, ja emrat. Agron Shehaj: Alibeaj synon të na prish punë

2052
0

Ka shkuar në 5 numri i kandidatëve të Alibeajt që janë tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Deputeti demokrat, Agron Shehaj, pjesë e grupit të Berishës, thotë:“Kandidimi i tyre është që të na prish punë ne. Nuk kuptoj dot arsyen, qëllimi i qartë është që të na prishin punë”.

Ajo që po ndodh me PD-në zyrtare që ka Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar është se në çdo orë po del nga një kandidat që tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Genc Doçi i përfolur si kandidat për kryetar bashkie në Kurbin me PD-në, nuk do të jetë në garë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale.

Më herët u mësua se Ibrahim Bruka nuk ka mundur të regjistrohet. Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Edhe Sandër Marku në Lezhë, Genc Doçi në Kurbin, Gjergji Gjata në Korçë dhe Bujar Vreto në Librazhd, të PD-së se Alibeajt nuk do të jenë pjesë e garës së 14 Majit. I pari që konfirmoi zyrtarisht tërheqjen nga gara për zgjedhjet lokale është Gjergji Gjata, së bashku me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Emrat e PD për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër-Agron Kapllanaj
3. Lezhë-Sandër Marku (I tërhequr)
4. Patos-Pranvera Rizai
5. Fier-Eriselda Zotaj Çelaj
6. Korçë-Gjergji Gjata (I tërhequr)
7. Poliçan-Florian Qamo
8. Kuçovë-Ilirjan Koxhaj
9. Kamëz-Bilbil Bajraktari
10. Krujë-Sabah Sheta
11. Dibër-Naim Gazidede
12. Dimal-Dritan Sula
13. Librazhd-Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
14. Vorë-Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
15. Sarandë-Skënder Muço
16. Mirditë-Mark Ruçi
17. Kurbin-Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
18. Vau i Dejës-Klomentina Drini

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit