Home Aktualitet Kandidati i p...

Kandidati i parë i PD, Boçi flet për garën në Elbasan: Bashkia si ”magazinë” votash

257
0

Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi është kandidati i parë i PD-së, për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo pasi në procesin e primareve, është veç ai dhe për rrjedhojë është në garë me Gledian Latjan, kryetarin aktual të bashkisë nga Partia Socialiste, i cili po ashtu do të rikandidojë.

“Bashkia e Elbasanit ka më shumë se kurrë sot nevojë për të ndryshuar faqe, mënyrë mentaliteti, pasi është bashki që nuk ofron më asgjë për qytetarët, por funksionon si magazinë votash, si aksesor dhe e ka humbur të gjithë vëmendjen ndaj banorëve të Elbasanit. Unë do të kërkoj mbështetjen e qytetarëve që t’iu rikthej atyre bashkinë që ju mungon”.

Do ta vështirësonte garën për te një kandidat i mundshëm nga grupi i Alibeajt? ”Të jeni të bindur që me mbështetjen e qytetarëve të Elbasanit, me mbështetjen e PD edhe në këtë gjendje, me mbështetjen e fortë të të gjithë faktorëve, këtë garë unë do ta fitoj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit