Home Aktualitet Kandidaturë t...

Kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet, Duka-Metës: Ftesa veç për Berishën apo për opozitën?

280
0

Kreu i PAA-së, Agron Duka thotë se për zgjedhjet lokale të 2023, opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore 2023.

“Mendimi është që nëse do dalin kandidatë nga primaret e Berishës, vetëm dhe jo me konsensusin gjithë opozitës, mund të rrezikojmë në përsëritje të situatës më 6 mars. Në rast të tillë do ndahet vota. Të bën të pamundur të fitosh përballë një kandidaturë të fortë të PS. Vetëm nëse bëhen primare të hapura, nëse zgjidhet një kandidaturë e vetme nga e gjithë opozita, përfshirë këtu edhe partitë e vogla, vetëm atëherë mund të kemi shpresa që të fitojmë zgjedhjet vendore”, tha Duka.

Po ashtu Duka komentoi edhe deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët.

”Kam dëgjuar një deklaratë të Metës që duhet t dalim me kandidaturë të përbashkët. Kjo është pozitive. E ka fjalën kandidaturë të përbashkët Partia e Lirisë- Berisha, apo e ka kandidaturë e përbashkët që të përfshijë gjithë opozitën dhe njerëz që janë jashtë politikës, por dëshirojnë që të fitojë opozita. Nëse e ka për të dytën do ishte pozitive, nëse e ka për të parën do ishte e njëjta skemë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit