Home KRYESORE Kaos në Kuven...

Kaos në Kuvend, PS-ja kërkon përjashtimin edhe të 8 deputetëve të PD-së

1110
0

Para pak ditësh PS përjashtoi Berishën dhe katër deputetë të PD. Por kjo nuk e ndaloi grupin e deputetëve të PD që të bllokonin prapë parlamentin, sepse nuk iu paraqit kryeministri Rama në interpelancë.

Pas kaosit që u krijua në seancën e fundit plenare, Partia Socialiste ka bërë një kërkesë tjetër drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku i kërkon përjashtimin edhe të 8 deputetëve të Partisë Demokratike të cilët bllokuan pak ditë më parë foltoren e Kuvendit.

Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga seanca plenare për 10 ditë të Luçiano Boçit, Ina Zhupës, Albana Vokshit, Luan Baçit, Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Bledion Nallbatit.

Çështja “McGonigal” e zhyti Kuvendin në kaos, ku opozita bllokoi foltoren përgjatë gjithë kohës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës në mënyrë normale, me bilbila, grushte tavolinave dhe thirrje në kor “Turp, turp”.

Kjo pasoi edhe në përjashtimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi, por ky i fundit “nuk e prishi” terezinë, dhe vijoi që të qëndronte në sallë në mbështetje të kolegëve të tyre.

Pra sipas PS 13 deputetë demokratë përjashtohen brenda pak javësh, një veprim i tillë ka 32 vite që nuk ndodh në parlament.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit