Home Sporti Kaos në Seria...

Kaos në Seria A, Bologna rrezikon ta humbasë 0-3 ndaj Interit për shkak të një gabimi

142
0

Kampionati italian i futbollit është pushtuar nga polemika të shumta për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Dje ishin katër ndeshje që janë shtyrë, por njëra prej tyre rrezikon të ketë një verdikt që tani. Bëhet fjalë për ndeshjen Bologna-Inter, që mund të përfundoi me rezultatin 0-3 për shkak të një pakujdesie të çuditshme të drejtuesve nga Bolonja.

Çdo ekip para çdo ndeshjeje, i dërgon arbitrit dhe ekipit kundërshtar protokollin e ndeshjes. Ekipet që panë ndeshjet e tyre të shtyra nga vendimet e autoriteteve shëndetësore lokale, nuk e paraqitën këtë dokument, por Bologna e  ka bërë.

Sipas tyre bëhet fjalë për një draft paraprak që duhet të tregonte vullnetin e tyre për t’u futur në fushë, por që nuk është tërhequr kurrë, dhe si i tillë mbetet një dokument zyrtar i depozituar.

Interi u paraqit rregullisht në stadium, ky gabim mund të ndëshkohet nga Gjykatësi Sportiv me fitoren 0-3 të kampionëve të Italisë në fuqi. Interi teorikisht mund të paraqiste në ndeshjen e ardhshme me Lazion ato lojtarë të pezulluar me një javë, si turku Calhanoglu, që tani duhet ta shohë duelin nga tribuna.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit