Home Aktualitet Kaosi dhe fla...

Kaosi dhe flakët në Kuvend, Braçe: Vërini fre sharlatanëve si Spaho që lëpijnë Berishën. Na keni rrezikuar jetën

43
0

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS Erion Barçe është përfshirë në debat me deputetin e Rithemelimit, Edmond Spaho në Komisionin e Ekonomisë. Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish kaos në Kuvend. Nga ana e tij, Braçe tha se ndezja e flakëve është një ngjarje kriminale, ndërsa shtoi edhe se flaka ka rrezikuar jo vetëm jetën e 140 deputetëve, po edhe jetën institucionale dhe kushtetuese.

Pjesë nga debati

Spaho: Pas ngjarjes së ditës së hënë kur u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të fortë të opozitës për sjelljen e mazhorancës. Dua t’iu kujtoj reagimet e trupit diplomatik të SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe BE kanë tërhequr vëmendjen për dialog mazhorancë-opozitë. Ne po kërkojmë prej kohësh që parlamenti të kthehet në normalitet, dhe të pranohet kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Duhet t’i jepni fund qëndrimit kokëfortë dhe t’i ktheheni dialogut në Kuvend.

Braçe: Nga data 1 nëntor e në vijim, kemi diskutuar. Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta, ka ndodhur vetëm votimi. Ajo që ka ndodhur është që buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje. Janë 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Kemi marrë edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim jo vetëm me gojë. Këtij komisioni nuk i ka munguar asnjë shifër, që është kërkuar. Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen vlen për të materializuar ndryshime, deri në 7 dhjetor kemi diskutime deri tek miratimi. Kush e ka pasur mendjen tek sherri, po për ata buxheti u miratua në 5 minuta. Ne të hapur kemi qenë për të gjithë.

Spaho: Nëse nuk ndryshoni do përballemi me po të njëjtën sjellje që keni parë.

Braçe: Zotëria e ka bërë baltë në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve. Ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Berishës duhet ti vini fre. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit