Home Aktualitet Kapllanaj-Ber...

Kapllanaj-Berishës: Je ish-kryeministri i parë ”non-grata” në histori, nuk të del inati që Fieri është me Bashën

77
0

Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës dhe mohon që ka marrë 32 milion lekë nga qeveria ”Rama”. Sipas tij, Sali Berisha nuk e pranon dot faktin që demokratët e Fierit janë me Bashën dhe shpik gënjeshtra e shpif si ordiner.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim Bashën.

Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shpifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë.

Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit