Home Aktualitet Kaso kundërsh...

Kaso kundërshton kërkesën e SPAK për Berishën: Parlamenti nuk miratoi ndalimin e komunikimit, ku e gjetën?

131
0

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kaso u shpreh se në interpretimin e tij ligjor komunikimi përmes platformave si “Skype” nuk ndalohet.

“Për mua nuk ndalohet komunikimi në Skype. SPAK ka kërkuar diçka që nuk e parashikon ligji. Masa e arrestit në shtëpi nuk parashikon diçka të tillë.

Nuk ka asnjë parashikim për elementë plotësues të tjerë që kërkon SPAK, ashtu si ruajtja me policë, që parashikohet për persona që rrezikojnë të thyejnë masën, për krime të rënda.

Së dyti ky ndalimi i famshëm i komunikimit, ku e gjeti SPAK këtë? Parlamenti dha autorizim për masën shtrënguese të arrestit në shtëpi, jo për ndalim të komunikimit. Neni ku bazohet SPAK nuk ka asnjë fjalë për këtë”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit