Home Aktualitet “Katër policë...

“Katër policë më morën zvarrë”. Nënë Liza tregon çfarë i tha Rama në takim

49
0

Banorët e “5 Majit” sot kanë depozituar në SPAK një kallëzim në lidhje me shqetësimin e tyre për prishjen e banesave. Pas kallëzimit, nëna Liza, banore e kësaj zone në një komunikim me gazetarët zbardhi pjesë nga biseda me kryeministrin Rama një ditë më parë.

Nëna Liza u shpreh se Rama i ka thënë se “mos u merr me këtë punë, pasi shtëpi do të marrësh”.

Po ashtu nëna Liza ka treguar edhe sjelljen e efektivëve të policisë, ditën që i shkuan për të prishur banesën e tyre. “Policia është sjellë si më zi nuk ka, djalin e madh e morën zvarrë, të voglin e futën në furgon. Edhe mua 4 polic më morën zvarrë nuk më lanë të marr as rrobat dhe ilaçet. Lekët e bukës i kisha brenda. Të nxjerrin zvarrë një plakë 78 vjeçe turp i zotit.”

Banorët kanë paralajmëruar se nuk do heqin dorë nga çështja e tyre, madje kanë paralajmëruar se do ta cojne deri ne Strasburg.

Pjesë nga komunikimi me gazetarët

Nëna Liza: Banesa ime ka qenë 440 e ca metra. Sipas qeverisë do marrim 300 e ca metra. Asnjë premtim nuk kemi.

A keni kontratë të lidhur me shtetin për ta marrë banesën?

Nëna Liza: Asnjë kontratë nuk kemi.

Çfarë ju propozuan dje?

Nëna Liza: Dje nuk na thanë asgjë, aty do ta japim shtëpinë me taksat e shqiptarëve. Por unë nuk kam nevoje ta marr me taksat e shqiptarëve sepse ma kanë bërë fëmijët e mi. Unë nuk i bie në qafë shtetit. Nuk kam dalë për sevap, nuk kam dalë për të më ndihmuar shteti, por ndihmoj veten unë, por shteti nuk po na le.

A keni patur shkresa me institucionet dhe cfarë i keni kërkuar?

Nëna Liza: Ne i kemi kërkuar të na vijnë për të na sqaruar, por nuk kanë ardhur. I kemi shkuar atje na kanë mbyllur derën

Keni ndërmarrë akte ligjore para se të vinte policia?

Nëna Liza: Kanë kërkuar urdhër mbrojtje, por nuk ka ardhur asnjë, atë ditë që janë prishur shtëpitë kanë ardhur shumë policë. Urdhër mbrojtje për të mos na nxjerrë zvarrë.

Unë nuk kam firmosur kontratë. Dje sapo kam dalë prej parlamentit prej kryeministrit më tha ti mos u merr me këtë punë se do marrësh shtëpinë, se kur asnjë llaf. Më pas më mori telefon bashkia me tha që na ka thënë kryeministri të firmosur kontratën.

Policia është sjellë si më zi nuk ka, djalin e madh e morën zvarrë, të voglin e futën në furgon. Edhe mua 4 polic më morën zvarrë nuk më lanë të marr as rrobat dhe ilaçet. Lekët e bukës i kisha brenda. Të nxjerrin zvarrë një plakë 78 vjeçe turp i zotit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit