Home Bota KE “zhb...

KE “zhbllokon” raportet me Orban

44
0

Pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit hungarez për të bllokuar ndihmën që BE-ja dëshiron t’i akordoj Ukrainës, Komisioni Evropian ka miratuar fondet për Hungarinë në vlerë prej 900 milionë eurosh.

Këto para vijnë nga programi REPowerEU i BE-së, që synon të ndihmojë 27 shtetet e BE-së që të rimëkëmben nga kriza e energjisë, që u shkaktua nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Ky program po ashtu synon të ulë varësinë nga karburantet fosile ruse.

Hungaria, e cila pranon fonde të shumta nga BE-ja, është përballur me kritika të shumta për shkak të nivelit të demokracisë. KE-ja për pothuajse një dekadë ka akuzuar Orbanin se ka shkatërruar institucionet demokratike, ka marr nën kontroll mediat dhe ka kufizuar liritë e minoriteteve. Orban, që gjendet në pushtet që nga viti 2010, mohon akuzat.

Orban ka kritikuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës, pasi i ka cilësuar si joproduktive dhe muajin e kaluar është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo ishte hera e parë që Putin u takua me një lider të një shteti të BE-së që nga nisja e luftës.

Dhjetorin e kaluar, BE-ja ngriu miliarda euro në fonde për Hungarinë për shkak të dështimit të reformave në sundimin e ligjit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit