Home Aktualitet “Keni g...

“Keni gjak në duart tuaja”. Sulmi ndaj Ursula von der Leyen në Bruksel dhe qetësia që ajo ruajti (VIDEO)

85
0

Një fjalim i Ursula von der Leyen në Samitin Europian të Mbrojtjes dhe sigurisë u ndërpre dje pa nisur mirë.

Një burrë nga salla e akuzoi atë si një kriminele për mbështetjen e dhënë ndaj Izraelit.

Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, tha ai.

Kurse von der Leyen nuk reagoi. Me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë vijoi fjalën e saj pa asnjë koment mbi sulmin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit