Home Aktualitet “Kërcet...

“Kërcet” grushti në Gramsh, dy të rinj dhunojnë 40-vjeçarin

37
0

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur në Gramsh në lagjen “Holta”.

Dy të rinj, përkatësisht të moshave 21 dhe 22-vjeç, kanë dhunuar me grushte një 40-vjeçar për motive të dobëta. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sot policia njofton se janë arrestuar dy autorët.

Sakaq është arrestuar edhe një 31-vjeçar i cili ka patur dijeni mbi rastin dhe nuk ka raportuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve E. B., 21 vjeç dhe Xh. B., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 06.04.2024, rreth orës 23:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Gramsh, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua edhe shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit