Home ShowBiz Kiara Tito ur...

Kiara Tito urim të ndjerë edhe për vajzën e saj: Gëzuar gra, pa ne bota nuk do kishte asnjë kuptim

204
0

Ky 8 Mars e gjen moderatoren Kiara Titon me një status të veçantë, pasi për pak javë ajo do të bëhet nënë për herë të parë. Teksa ka uruar gratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kiara shkruan edhe ”Sot urimi im vjen edhe nga një tjetër vajzë, të cilës edhe pse nuk ia kam parë sytë, e ende si kam ndjerë aromën, jam e lumtur të them që për pak do kem botën në duar”.

Postimi i plotë

Këtë 8 mars dua tia dedikoj atyre, heroinave që kanë hequr dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes.

Atyre vajzave që për të krijuar një familje bëjnë dy apo tre punë dhe nuk ankohen kurrë. Atyre grave, vajzave dhe nënave që ndonjëherë janë edhe më burrë se burrat, por në dukje të brishta e me sy plotë jetë.

Sot urimi im vjen edhe nga një tjetër vajzë, të cilës edhe pse nuk ia kam parë sytë, e ende si kam ndjerë aromën, jam e lumtur të them që për pak do kem botën në duar.

Gëzuar vajza, gra, dhe nëna kudo ku jeni. Pa ne bota nuk do kishte asnjë kuptim!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit