Home Aktualitet Kim bisedë me...

Kim bisedë me Ramën dhe Xhaçkën: SHBA dhe Shqipëria do koordinohen për aksionet ndaj Rusisë

261
0

Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e punëve të Jashtme, Olta Xhaçka lidhur me bombardimet që Rusia po bën mbi Ukrainë. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të dhe Shqipëria do të koordinohen për aksionet ndaj Rusisë duke qenë edhe në një linjë me NATO.

Njoftimi nga ambasada

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim diskutoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia.

SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO dhe Këshilli i Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusinë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit