Home Sporti Klopp: Përse ...

Klopp: Përse Anglia ka 7 qendërsulmues dhe Gjermania jo?

28
0

Jurgen Klopp beson se mungesa e opsioneve sa i përket numrit 9 është problemi më i madh i Gjermanisë. Joachim Low pati vetëm Timo Wernerin dhe Thomas Muller ishin dy opsionet e vetme për “Pancerat” gjatë verës.

“Anglia ka të paktën 7 qendërsulmues klasikë, të cilët mund të luajnë në skuadrën kombëtare. Përse ne nuk i kemi? Ne nuk e kemi këtë opsion. Lojtarët duhet të vijnë nga diku. Nga pak të rinj që janë vërdallë do të ishte diçka e bukur nëse do të gjenim një qendërsulmues të duhur në terma afatgjatë.

Kur të mbarojë kontrata me Liverpoolin, sido që të jetë, pikësëpari më duhet të zbuloj se si është të kesh një jetë normale. Do të bëj një vit pushim, diçka që nuk e kam patur kurrë dhe që do të më relaksonte së tepërmi”, u shpreh strategu gjerman.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit