Home Aktualitet Klosi flet pë...

Klosi flet për rinovim të grupit parlamentar të PS-së në 2025

121
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi konfirmoi se partia do të ketë rinovime para zgjedhjeve parlamentare që garon për mandat të katërt. Në një lidhje direkte për Top Talk, Klosi tha se PS në 32 vite ka treguar se i jep rëndësi harmonizimit të brezave, por edhe mbajtjes së gjeneratave.

”Sa i përket listës së deputetëve do të jetë proces me propozime nga e gjithë struktura, me një strukturë që do të kërkojë fitoren e mandatit të katërt që është objektivi ynë madhor”,-tha Klosi.

Ai u pyet nëse veten e sheh të rrezikuar nga deklarata e Spiropalit. ”Në PS nuk ka pasur asnjëherë një situatë të tillë, funksion me forume me struktura me punë me vlerësim dhe të gjithë janë të vlerësuar në këtë parti. PS fiton sepse punon shumë. Kemi punën në grup, ekip dhe në forume”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit