Home Aktualitet KLSH denoncon...

KLSH denoncon Fondin Shqiptar të Zhvillimit: Dritan Agolli, 130 milionë dollarë tendera para zgjedhjeve

355
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se pas datës 15 tetor të vitit të kaluar, pak muaj përpara zgjedhjeve qendrore të 25 prillit, ende qeveritarët nënshkruan në kundërshtim me kërkesat e ligjit të buxhetit mbi 500 kontrata për investime publike me vlerë të kontraktuar rreth 230 milionë dollarë.

Në raportin e KLSH-së për zbatimin e buxhetit 2020, thuhet se kontraktimet më të mëdha në vlerë 130 milionë dollarë u kryen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli. Shkeljet e Fondit të Zhvillimit vazhdojnë me shtesën prej 30 milionë dollarë që i është bërë rishikimit të buxhetit për 21 projekte të reja investimi, të cilat nuk kanë kaluar ciklin e menaxhimit të investime publike në programin afatmesëm 2020-2022.

“Vijon praktika e çeljes së fondit të ngrirë pa detajuar projektet të cilat do të financohen, e konstatuar kjo për 19 projekte investimi me vlerë 684 milionë lekë, si në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe ARRSH-së. Kjo, në kundërshtim me kërkesat e udhëtimit ku nuk parashikohet çelja e fondeve të ngrira për investimet kapitale të miratuara”, citohet në raportin e audituesve më të lartë shtetërorë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi gjithashtu rreth 12 milionë shpenzime që në realitet janë klasifikuar si shpenzime kapitale. Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor raportojnë si investim të realizuar kostot lokale të menaxhimit të projekteve, ndërsa autoriteti rrugor shqiptar raportoi si investimet, edhe shpenzimet për shlyerjen e vendimeve gjyqësore. Në raportin e KLSH-së përmendet edhe një investim i Ministrisë së Infrastrukturës me vlerë 78 milionë dollarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit