Home Aktualitet KLSH kontroll...

KLSH kontrolle në Bashkinë e Sarandës, kalon në sitë viti 2023

19
0

Zyrtarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndodhen prej disa ditësh në Bashkinë e Sarandës. Burime bëjnë me dije se është urdhëruar një auditim financiar dhe përputhshmërie për periudhën 1 janar 2023 deri në 31 dhjetor 2023.

Në këtë periudhë Bashkia Sarandë ka qenë për rreth 6 muaj e drejtuar nga Ardian Gurma dhe 6 muaj të tjerë nga Oltion Çaçi. Janë të paktën 4 auditues që kryejnë kontrollet bashkë me drejtuesin e tyre B. Doracaj.

Në fakt KLSH vetëm para pak muajsh publikoi raportin përfundimtar për të njëjtin auditim që e kreu po në Bashkinë Sarandë për periudhën 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2022. Nuk dihet se për çfarë arsye KLSH vendosi sërish të vijë në Bashkinë Sarandë për të kryer tjetër auditim, por në raportin për vitin 2022 KLSH i rekomandoi Bashkisë masë disiplinore vërejtje deri në largim nga puna për 4 punonjës si dhe masë administrative ose disiplinore për 6 të tjerë.

Burime konfidenciale nga ana tjetër bëjnë me dije se prej disa kohësh edhe SPAK ka kërkuar informacion në lidhje me dosje të ndryshme në Bashkinë e Sarandës që kanë të bëjnë kryesisht me dokumente pronësie por edhe me disa leje ndërtimi të dhëna.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit