Home Sporti Klubet që kan...

Klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkaton e 5 viteve të fundit, udhëheq Chelsea

133
0

Sajti i specializuar “Tifosy” ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato, në 5 sezonet e fundit, ku në krye qëndron Chelsea. Londinezët kanë shpenzuar plot 1.2 miliardë euro në 5 vitet e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49% e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly.

Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë, është Juventusi, që ka çuar 837 milionë euro për merkaton në 5 vitet e fundit.

Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shen e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.

20 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkaton e 5 viteve të fundit

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit