Home Aktualitet Koalicioni PD...

Koalicioni PD-LSI ka vdekur, po ringjallet pazari LSI-PS!

89
0

Nga Daniel Muçaku-

Para datës 25 prill kishte festë të madhe në PD dhe LSI.

PD-ja thoshte se do merrte diku te 65 mandate deputeti, kurse në LSI të flisje për me pak se 30 mandate deputeti nuk të flisnin dhe të shpallnin “I blerë nga Endri Fuga dhe Erion Veliaj”.

Ndërsa Edi Rama kishte paralajmëruar me zë e figurë se PS-ja do të kishte 73-74 mandate, kurse LSI 4 mandate!

Për dreq, i doli fjala, Ramës!

Tashmë realiteti mbetet ky që është, PD dhe LSI në opozitë edhe 4 vite. Dhe nëse referohemi deputetit të zgjedhur të PD-së, Mark Marku, duket se pas 8 vitëve mund të ketë shanse opozita të rikthehet në pushtet.

A do ta fitojë pushtetin kjo Opozitë apo një opozitë e re që do krijohet, akoma nuk është e qartë!

Momentalisht koalicioni PD-LSI ka vdekur. Por nën rrogoz duket se po rikthehet “dashuria e vjetër” e interesave të pushtetit mes LSI dhe PS.

LSI ka interesin e Presidentit të mos preket. Dhe ka të drejtë, pasi mbetet “prijesi shpirtëror”.

Por edhe PS-ja, nëse gjykata kushtetuese vendos për zgjedhje të reja vendore (ku gjasat janë se kështu do jetë) ka interes që ta përçajë opozitën e bashkuar. Nëse LSI kandidon e vetme (dhe kështu do bëjë) në çdo bashki, atëhere matematikisht pothuaj çdo bashki e rimerr PS-ja si dikur me 30 qershor 2019. Edhe për këshillat bashkiak (parlamentet lokalë) LSI ka forca gjeneruese dhe merr këshilltarë, aqsa nuk e bën vetëm PS-ja shumicën prej 51 % në këshillat bashkiak.

LSI ka një forcë elektorale të rrezikshme, kur shikon pushtet. Motorat atyre u punojnë me 8 pistona, ndërkohë që PD-ja me 6 pistona!

Ndaj PS-ja, ndonëse e ka sharë LSI-në me “kuç e me maç”, kur vjen puna te pushteti, ata ulen e merren vesh. Natyrisht jo në dritë të diellit më, sepse humbin elektorat, por skutave apo restorantëve jashtë shtetit e gjejnë udhën e pazarit.

LSI bën si forcë asnjëanëse, pra as me PS dhe as me PD-në, por në thelb merr hak ndaj PD-së, që siç thonë në selinë e tyre, ishte Basha që i preu në besë për 25 prillin.

Në zgjedhjet vendore, ku ka interesa për poste, mobilizohet krejt fisi e jo më LSI!

Ndaj Edi Rama, edhe pa e takuar LSI-në, e përdor kundër PD-së.

Dhe fitojnë të dyja palët; edhe PS, por edhe LSI!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit