Home Aktualitet Koçiu dhe Bal...

Koçiu dhe Balluku mesazh sensibilizimi për gratë e Bulqizës: Kryeni diagnostikimin për kancerin e gjirit

47
0

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj rrezikut të kancerit të gjirin, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe zhvilluan një takim me gra dhe vajza të Bulqizës.

Gjatë këtij takimi u përcollën mesazhe sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit, jo vetëm nga Koçiu dhe Balluku, por edhe nga vetë gratë që kanë përjetuar raste të kancerit të gjirit. Në fjalën e saj, Koçiu u shpreh se Ministria e Shëndetësisë gjatë këtyre viteve ka udhëhequr në mënyrë të suksesshme luftën ndaj kancerit të gjirit.

“Për këtë janë hartuar programe kombëtare për diagnostikimin e hershëm pikërisht për të ndërgjegjësuar sa më shumë dhe për të qenë gati për të parandaluar një sëmundje që është shqetësuese vitet e fundit për shkak se shifrat janë në rritje”,-tha Koçiu.

Balluku gjatë fjalës së saj bëri apel për gratë e vajzat që të kryejnë ekzaminime për ta kapur në kohë dhe parandaluar këtë sëmundje.

“Një grua ka disa përgjegjësi, sidomos ky kanceri i gjirit shfaqet në moshat më të vjetra se 40 vjeç, në ato mosha kur ne kemi disa përgjegjësi të ndryshme. Nga ana tjetër, na duhet që të jemi me përgjegjësi të plotë edhe për prindërit që plaken dhe mosha nga 40-50 vjeç është një moshë ku pesha dhe përgjegjësitë e një gruaje, që drejton një familje dhe jetë, janë shumë më të mëdha dhe më intensive se ajo që keni pasur në fillim”,-tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit