Home Aktualitet Kolegji Zgjed...

Kolegji Zgjedhor: Anëtari i 4-tër i grupeve të votimit të propozohet nga Partia e Lirisë, jo nga PDIU

214
0

Këtë të enjte, Kolegji Zgjedhor ka vendosur që anëtari i katërt i grupeve të votimit të propozohet nga Partia e Lirisë dhe jo nga PDIU. ”Në datën 11.05.2023 ora 16:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë Nr.18 Regj.Themeltar, Datë 11.05.2023 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia e Lirisë. I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve-KQZ. OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.90, datë 10.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur;

Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.90, datë 10.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

”1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimmarrje. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”. Tiranë, më 11.05.2023. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë”,-njofton Kolegji Zgjedhor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit