Home Aktualitet Komedia me ez...

Komedia me ezanin, imami Ahmed Kalaja përfundon në polici

51
0

Imami i xhamisë së ”Rrugës së Kavajës”, Ahmed Kalaja është denoncuar nga pronarja e lokalit “Corner Comedy” në Tiranë, pas përplasjes që pati me barin në fjalë, pas një batute me ezanin. Ddenoncimi është depozituar në komisariatin nr. 2 të kryeqytetit. Në polici është denoncuar edhe një qytetar tjetër i identifikuar si Dashamir Kalaja, i cili sipas pronarëve të lokalit i ka kërcënuar këta të fundit me jetë.

Ahmed Kalaja në një prononcim për ”News24”, tha se nuk kishte dijeni për denoncimin, por kërkoi nga ana e policisë dhe prokurorisë të marrin masa për këtë biznes, i cili sipas tij nxit urrejtjen fetare dhe diskriminon fenë islame.

Debati nisi më datën 15 gusht të këtij viti, kur në këtë lokal u mbajt një stand-up komedi. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte një djalë që me humor listonte këngët që nuk ishin të përshtatshme për të konkuruar në “Top Fest”. E para në listë ishte ezani dhe kaq mjaftoi për të hapur një sherr me myslimanët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit