Home Aktualitet Kompozitori S...

Kompozitori Shpëtim Saraçi ishte në gjendje kritike, por shpëton nga mbytja në det

393
0

Mund të ishte viktimë e mbytjes në det, por kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi arriti që të mbijetonte. Mësohet se ai ndodhej me pushime në plazhin e Hamallaj në Durrës, aty ku ra pre e një grope thithëse.

Ka qenë një roje plazhi që ka ndërhyrë duke e parë në vështirësi në det dhe ka arritur pas shumë mundimesh ta nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

Sipas postimit në rrjetet sociale të Federatës së vrojtuesve të plazhit, Saraçi kishte mbetur në një gropë thithëse në det. Më pas vrojtuesi Ismet Keta, ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 6 gusht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit