Home Aktualitet Konfiskim 300...

Konfiskim 300 mld eurove Rusisë, Basha kër*ënon Putinin nga Tirana

46
0

Lulzim Basha nuk e ka fshehur entuziazmin për faktin se Komiteti Politik i Këshillit të Europës miratoi unanimisht propozimin e tij për konfiskimin e mbi 300 miliardë eurove pasuri dhe asete të Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Basha u krenua me faktin se ky mekanizëm do të vlejë për të tronditur jo vetëm pozitat e liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, por edhe për agresorët e mundshëm në Ballkanin Perëndimor.

“E para, ka të bëjë me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, një konflikt që shkon përtej asaj që kap syri. Jo thjesht një luftë midis dy shteteve por një nga qendrat më të mëdha të një konflikti të ri që po zhvillohet në nivel global. Njëra në Ukrainë dhe tjetra Lindja e Mesme. Ndarja nuk është thjesht dy palë që konfliktojnë, nga njëra anë janë fuqi autokratike që nuk besojnë tek demokracia dhe ushqejnë ambicie revizioniste në kuptimin që duan diçka që nuk e kanë dhe që mendojnë se iu takon atyre.

Çfarë ka të bëjë ky konflikt me Shqipërinë dhe interesin tonë si shqiptarë. Ka të bëjë sepse mesazhi që dërgohet nuk i dërgohet vetëm Putinit apo agresorëve në këto dy qendra të tjera të konflikteve botërore, por edhe një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor, kur në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta gjë ndonëse me volume të ndryshme siç po tentohet në Ukrainë tani apo edhe më parë gjatë pushtimit të Krimesë në 2014”, tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit