Home Bota Konflikti Izr...

Konflikti Izrael-Palestinë! Takimi zyrtar mes Blinken dhe Presidentit palestinez do të mbahet të premten

32
0
US Secretary of State Antony Blinken arrives at the King Khalid International Airport in Riyadh, on June 7, 2023. The three-day visit to Saudi Arabia is Blinken's first since the kingdom restored diplomatic ties with Iran, which the West considers a pariah over its contested nuclear activities and involvement in regional conflicts. (Photo by Ahmed Yosri / POOL / AFP) (Photo by AHMED YOSRI/POOL/AFP via Getty Images)

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas është planifikuar të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken të premten, ka komunikuar këtë të enjte një zyrtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Abbas është presidenti i Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, i cili humbi kontrollin e Gazës nga rivali i tij Hamas në 2007.

Në një postim në X, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të PLO Hussein al-Sheikh tha se takimi do të pasonte bisedimet midis Abbasit dhe mbretit Abdullah II të Jordanisë në Aman.
Al-Sheikh tha se takimi me Mbretin e Jordanisë është “pjesë e përpjekjeve të ushtruara gjatë gjithë kohës nga lidershipi palestinez për të ndalur këtë luftë shkatërruese dhe brenda kornizës së përpjekjeve të përbashkëta midis Jordanisë dhe Palestinës”.

Para se të nisej për në Izrael të mërkurën, Blinken u tha gazetarëve se do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa diskutimet për një korridor humanitar për të lejuar civilët të largohen nga Gaza nëpërmjet Egjiptit janë në vazhdim. Situata ishte “qartësisht e ndërlikuar”, shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit