Home Aktualitet Konflikti Rus...

Konflikti Rusi-Ukrainë, efekte edhe në Shqipëri

143
0

Rritja e çmimit të energjisë, të produkteve ushqimore, si edhe sanksionet e vendosura po ndikojnë në shtrenjtimin e lëndëve të para si nafta dhe gazi natyror; metalet kryesore të përdorura në industri dhe ndërtim si bakri, nikeli dhe çeliku, ndërkohë që ndjeshëm ditët e fundit është shtrënguar edhe gruri.

Sipas ekspertëve, kjo pritet të ndikojë edhe në një ekonomi të vogël si ajo e Shqipërisë. Vendi ynë ka marrëdhënie tregtare me Rusinë kryesisht në kahun e importeve. Për vitin 2021, ne importuam nga Rusia 15 miliardë lekë mallra, ku produktet kryesore janë drithërat me rreth 5 miliardë lekë dhe lëndë djegëse me 4.1 miliardë lekë.

Për sa i përket tregtisë me Ukrainën, importet për vitin 2021 arritën në rreth 3.7 miliardë lekë dhe produktet kryesore të importuara janë çeliku, vajrat dhe drithërat. Shqetësimi kryesor që ka nxitur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, mbetet energjia. Kjo pasi Rusia furnizon 30% të naftës në Europë dhe 35% të gazit natyror.

Më të goditura do të ishin edhe industri të tjera, që ndikohen nga marrëdhëniet tregtare midis Europë dhe Rusisë, siç janë tekstilet, farmaceutika, pajisjet elektrike dhe të transportit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit