Home Bota Kongresi Amer...

Kongresi Amerikan thirrje Bullgarisë: Hiqni veton për Maqedoninë e Veriut për negociatat! Po pengoni edhe Shqipërinë

148
0

Menjëherë pasi u rizgjodh president i Bullgarisë, Rumen Radev, konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që penalizon edhe Tiranën për negociatat. Lidhur me këtë çështje ka ardhur një thirrje nga dy përfaqësues të Kongresit Amerikan për Bullgarinë.

2 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan përmes një letre kërkojnë që Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.

Në letrën e republikanëve William Keating dhe Claudia Tenny që i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Uashington thuhet se pranimi i të dy vendeve është kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” thuhej në letër.

Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, vijon letra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit