Home Aktualitet Kongresi më 9...

Kongresi më 9 prill, Rama shkarkon të gjithë krerët e PS. Në çdo degë shtohet Sekretari Ekzekutiv

623
0

Brenda Partisë Socialiste ka ndryshim të statutit. Kongresi i PS-së që do të mbahet më 9 prill, pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për kreret aktuale të PS në degët e rretheve, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit.

Me këtë lëvizje, kryetari Edi Rama synon ti hapet rruga riorganizimit të partisë dhe nisjen e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv. Në nenin 26 të statutit të PS përcaktohet mënyra se si do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar.

Kongresi i PS që do të mbahet më 9 prill do të nis në orën 12.00 dhe do të mbyllet në orën 15.00, ku në fjalën hapëse të punimeve do ta këtë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit