Home Bota Kongresi nis ...

Kongresi nis hetim për shkarkimin e mundshëm të Joe Biden

26
0

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan do të hapë një hetim zyrtar për shkarkimin e mundshëm të presidentit Joe Biden. Këtë e konfirmoi zyrtari më i lartë i Republikanëve, Kevin McCarthy.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve sqaroi se hetimi do të fokusohet në “dyshimet për abuzim me pushtetin, pengim të punës dhe korrupsion”. Republikanët kanë hetuar presidentin që kur morën kontrollin e dhomës së ulët të Kongresit në Janar. Por në seancat dëgjimore nuk ka dalë asnjë provë konkrete që vërteton se Biden ka kryer shkelje.

Megjithatë, ata kanë hedhur më shumë dritë në mënyrën se si ka bërë biznes djali i presidentit, Hunter Biden, duke ngritur dyshime të mëdha për shkelje ligjore. “Këto dyshime nxjerrin në pah një panoramë të një kulture të korrupsionit”, tha McCarthy, duke shtuar se Biden ka qenë në dijeni të aktiviteteve të djalit të tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit