Home Aktualitet Konkurenca pë...

Konkurenca për “Njeriu i Vitit” në www.kohajone.com

355
0

Media KOHA JONE ka traditë të hershme për sondazhin e fundvitit. Në kohën kur nuk kishte internet KOHA JONE ka organizuar këtë sondazh me letra që vinin nga lexuesit (populli), ndërsa kur filloi interneti u bë online.

Edhe këtë vit (2021) redaksia ka hapur prej javësh sondazhin www.kohajone.com për “Politikani i Vitit 2021”, “Moderatori televiziv i vitit 2021”, “Gazetari i vitit 2021” dhe “Biznesmeni i vitit 2021”.

Sondazhi vazhdon dhe shpallja bëhet si çdo vit me datë 30 dhjetor.

Deri tani te “Politikani” përplasen për vendin e parë Edi Rama, Sali Berisha dhe Erion Veliaj.

Te “Gazetari” mes Armand Shkullakut, Fatos Lubonjës dhe Artan Hoxhës.

Te “Moderatori” mes Arbana Osmanit, Bora Zemanit dhe Eni Vasilit.

Te “Biznesmeni” mes Vasil Naçit, Samir Manes dhe Bashkim Ulajt.

Por akoma votimi online vazhdon dhe asnjëherë nuk dihet si përfundon votimi deri me 30 dhjetor.

Nga data 14 dhjetor do hapet sondazhi online “NJERIU I VITIT 2021”, ku si rregull futen në garë tre vendet e para te “Politikani”, “Gazetari”, “Moderatori”, “Biznesmeni”, por edhe emra të tjerë nga fusha e kulturës, sportit, shendetsisë, drejtësisë, etj të cilët kanë bërë emër gjatë vitit 2021.

Fituesi shpallet me 30 dhjetor, sikurse edhe me “Politikani”, “Moderatori”, “Gazetari” dhe “Biznesmeni”.

Ndaj votoni në www.kohajone.com

Redaksia e KOHA JONE

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit