Home Aktualitet Konsultimet p...

Konsultimet për projektbuxhetin e vitit 2022, Kryemadhi: Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike

48
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tregon se Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale brenda LSI-së, ka nisur konsultimet në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. ”Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

Postimi i plotë

Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë.

Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit