Home Bota “Korridori i ...

“Korridori i bukës”, mbërrijnë në Ukrainë anijet e para të grurit

23
0

Rruga e re e bukës përmes Detit të Zi, pa pasur nevojën e kalimit të anijeve në ujërat ruse, në një kohë kur Kremlini ka refuzuar zgjatjen e marrëveshjes për drithërat, ka rezultuar efektive. Dy anije mallrash kanë mbërritur në një port ukrainas për herë të parë pasi udhëtuan përmes këtij korridori në Detin e Zi.

Anijet arritën në Chornomorsk të shtunën dhe do ngarkohen me 20,000 ton grurë, i cili do të dorëzohet në Egjipt dhe Izrael, për t’u shpërndarë më pas në tregjet botërore. Zyrtarët thanë se ishte hera e parë që anijet civile kishin arritur në një port ukrainas që nga rënia e paktit me Rusinë që garantonte sigurinë e korridorit tregtar. Më parë korridori ishte përdorur vetëm nga anijet që niseshin nga Ukraina.

Zëvendëskryeministri Oleksandr Kubrakov tha se “anijet Resilient Africa dhe Aroyat lundruan duke mbajtur flamurin e kombit ishullor oqeanik të Palaut”, dhe se ekuipazhi i tyre përbëhej nga njerëz nga Ukraina, Turqia, Azerbajxhani dhe Egjipti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit