Home Rajoni Kosova &#8220...

Kosova “fsheh” armatimet e rënda, Maqedonci: Nuk jemi si Rusia

21
0

Edhe pse mediat kishin raportuar se gjatë paradës ushtarake do të ekspozoheshin edhe armatimet e rënda të ushtrisë së Kosovës, diçka e tillë nuk ndodhi.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se praktika e shpalosjes së arsenalit të rëndë në parada, është e zakonshme në shtetet e lindjes dhe jo të perëndimit.

“Në formatin perëndimor nuk praktikohet parakalimi me mjete të rënda. Më shumë bëhet në Rusi, Kore të Veriut dhe vendet e Lindjes. Parakalimi me personel dhe armë individuale dhe ekipore është format i yni i parakalimeve”.

Nga ana tjetër, Maqedonci nuk e mohoi se gjatë ditëve në vazhdim mund të ketë ekspozim të tillë të armatimeve të pazbuluara më herët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit