Home Kosova Kosova shpall...

Kosova shpall të hënën ditë zie në nderim të policit të rënë në krye të detyrës

46
0

Dita e hënë është shpallur ditë zie në nderim të oficerit, Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë mëngjesin e së dielës në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb. Njoftimi është bërë nga presidentja, Vjosa Osmani.

“Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit