FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident masiv në “Rrugën e Kombit, përplasen 7 makina

Një aksident masiv ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”, në pjesën e Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se në autostradën “Ibrahim Rugova” janë përplasur 7 makina.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës dhe nga fotot e siguruara nga vendngjarja shihet se makinat kanë pësuar dëme të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ndodhet policia, që ka raportuar për disa të plagosur, por jo viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

Berisha tha se në aksident janë të përfshira disa vetura dhe sipas informatave që kanë ka disa të lënduar, shkruan Ekonomia Online.

“Në atë pjesë ka pasur ngrica të cilat kanë bërë që veturat të mos mund të kontrollojnë shpejtësinë e si rezultat ka ndodhur aksidenti. Policia menjëherë ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe ka përfunduar procedurat e nevojshme”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?