FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim

Gjykata e Apelit ka vendosur që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi të mbeten në paraburgim.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Kurtit kundër aktvendimit  të nxjerrë më 27 nëntor nga Gjykata Themelore në Prishtinë mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji.

Pretendimet ankimore të mbrojtjes janë konsideruar të pabaza nga Kolegji profesonal, i përbërë nga 3 gjykatës për shkak se Kurti dhe Kadaj-Bujupi më 26 nëntor e kanë  shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi  akuzohen për hedhje  të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?