FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albin Kurti: Turp që dialogu me Serbinë udhëhiqet nga Hashim Thaçi, zgjedhjet e reja i japin fund të keqes

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, parashikon një 2019-të të vështirë për Kosovën. Pushteti aktual, sipas Kurtit, do t’i sjellë vetëm të këqija Kosovës. Duke iu referuar mesazheve të publikuara mes ish-deputetit të VV-së, Dardan Molliqajt, Pal Lekajt dhe Bilal Sherifit, Kurti, në mbledhjen e Këshillit të kësaj partie, ka thënë se kjo dëshmon se deputetët e PSD-së janë blerë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Lideri i VV-së ka thënë se “është fatkeqësi që dialogu me Serbinë të përcaktohet nga presidenti Thaçi“. Sipas Kurtit, përpjekjet e Thaçit që marrëveshja me shtetin serb të arrihet më së largu deri në pranverë, lidhen me Gjykatën Speciale.

Sipas Kurtit, bashkë me LDK-në, si dy partitë më të mëdha në vend, nuk do të lejojnë që asnjë projekt i dëmshëm për vendin të miratohet. Ai ka shtuar se vetëm zgjedhjet e reja do t’i japin fund të keqes në Kosovë./koha.net/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?