FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori kinez: Për Pekinin, Kosova është e Serbisë dhe ashtu do të mbetet

Ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang, ka thënë se Kosova për Pekinin është pjesë e Serbisë dhe ashtu do të mbetet.

Në një intervistë për median serbe, Kurir.rs, Manchang ka bërë të ditur se presidentët e Serbisë dhe Kinës, Aleksandar Vuçiç dhe Xi Jinping do të kenë një takim në Kinë, në një tubim publik të njohur si “Davosi në verë”.

Ndërkaq, duke folur për Kosovën, siç shkruajnë mediat serbe, “Manchang përsëriti se pozicioni i Kinës është i mirënjohur për të gjithë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ne e konsiderojmë atë si Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare. Ne mbështesim bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të zgjidhet ky problem”, citohet të ketë thënë Manchang.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?