FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet mjeku i famshëm popullor Burdushi, në shtëpi i gjenden edhe armë

Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi.

Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar për KosovaPress prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Sipas tij Peçani është i dsyhuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu për KosovaPress.

Swiss Digital Mobile Reklama

Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim.

Sipas Prokurorisë ai kishte marr nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni.

Burdushi në një emision televiziv në T7 ka thënë se ka materiale të cilat po të publikoheshin do të ndodhte “tërmet”./KosovaPress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?